Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më , do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta, të cilat sipas parashikimit pritet të arrijnë në 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugën nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet qarkullimi pa kufizime. “Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”- thuhet në njoftim.
Ministria ka berë thirrje për operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. Sipas Ministrisë, parashikimet meteorologjike do të monitorohen çdo ditë, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen në rast se plotësohen kushtet për aktivizimin e kufizimeve.
Kufizime për automjetet mbi 20 tonë janë zbatuar dhe po zbatohen gjatë ditëve me temperatura të larta. Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, më , kishte marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
