Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, për zbatimin e këtij projekti.
Komuna e Shtimes përfiton 255 mijë euro në projektin e banimit social adekuat Me kryetarin eShtimes, Qemajl Aliu, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e projektit të banimit social adekuat.
Në kuadër të këtij projekti, për Komunën e Shtimes është paraparë një investim prej 255 mijë eurosh, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë. Po investojmë në projektin e banimit social adekuat në mënyrë që të sigurojmë banim më të denjë dhe kushte më të mira jetese për qytetarët tanë.
