Sherr për një vajzë në dasmë, plagoset një person

0%

Një debat i nisur gjatë një dasme në Malatya të Turqisë ka përfunduar me plagosjen e një personi me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një ceremonie martesore të zhvilluar në një sallë dasmash, një debat ka nisur mes kushëririt të nuses dhe disa të afërmve të një punonjësi të sallës, për shkak të një vajze, shkruan CNN Turk.

Situata është tensionuar shpejt dhe përplasja ka vijuar edhe jashtë ambienteve të sallës. Gjatë konfliktit, personi me inicialet A.E. është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet mjekësore.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas është transportuar në spital për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit vijojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot