Rasti ‘Capat – Sekiraqa’, jepen fjalët përfundimtare në rastin e të

0%

Sot, më , në Gjykatën në Prishtinë janë dhënë fjalët përfundimtare në rastin e veçuar ndaj të akuzuarit Vesel Bunjaku. Ky i fundit, në aktakuzën e datës , në konfliktin e armatosur mes grupeve të ashtuquajtura “Capat” dhe “Sekiraqa”, akuzohet se ka kryer veprat penale “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në shqyrtimin gjyqësor të këtij rasti, të datës , Bunjaku e pranoi fajësinë për veprat që i ngarkoheshin. Këtu edhe u veçua procedura ndaj tij. Në fjalën përfundimtare, Prokuroria tha se përgjegjësia penale e të pandehurit nuk lidhet me shkëmbimin e zjarrit mes dy grupeve ku kishte mbetur i vdekur Premtim Gashi por lidhet me veprime konkrete pas përfundimit të të shtënave.

Kështu Prokuroria tha se ka ndërhyrë në prova materiale të rëndësisë thelbësore për zbulimin e së vërtetës dhe funksionimin e drejtësisë. Prokurori Bashkim Zeqaj tha se përgjegjësia penale e të pandehurit ka kulmuar me pranimin e fajësisë nga ana e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zeqaj ka vazhduar duke thënë se Bunjaku e ka kuptuar shumë mirë rolin e tj, dhe ka vepruar në kontekstin e një vepre shumë të rëndë penale. Zeqaj gjithashtu ka shtuar se i pandehuri Bunjaku, në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në liri me kusht pasi që deri me datën , i njëjti ishte në burg për vepër penale të rëndë kundër trupit dhe jetës.

Kështu Prokuroria ka kërkuar nga trupi gjykues që në shqiptimin e sanksionit të aplikohen rregullat për ashpërsimin e dënimit për shkak të recidivizmit të shumëfishtë. Fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtja e të pandehurit Bunjaku, avokati Agnez Furra.

Pasi Bunjaku e ka pranuar fajësinë, Furra tha se kërkojnë nga trupi gjykues që të kenë parasysh rrethanat mbi të cilat është kryer vepra penale, për faktin se i pandehuri Vesel Bunjaku nuk ka qenë pjesë ë asnjerit prej grupeve në konflikt, dhe në lokalin ku ka ndodhur ngjarja ky ka qenë aty rastësisht për kafe.

Furra tha se i mbrojturi i tij nuk e ka pasur qëllim manipulimin me prova por e ka gjetur veten para atyre rrethanave, e ka vepruar në mënyrë dramatike. Tutje Furra tha se Bunjaku ka vepruar instiktivisht në gjendje traumatike dhe nuk i ka fshehur ato armë, por vetëm i ka larguar në një vend tjetër publik.

Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që në shqiptimin e sanksionit të marr parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit, pendimi i tij për veprimet e kryera, gjendja e rënduar emocionale, dhe faktin se ai nuk ka qenë pjesë e konfliktit dhe ka pasur rol relativisht të vogël, dhe as nuk i njeh palët e as nuk ka pasur ndonjë lidhje me ta.

Para trupit gjykues u deklarua edhe vet i pandehuri, Vesel Bunjaku. Bunjaku ka thënë se natën e 1 shtatorit të viti 2025 kur edhe kishte ndodhur përleshja e armatosur, ai kishte qëlluar rastësisht në lokal. “Unë atë natë kam qëllu rastësisht, edhe ato armë që po mi përmend Prokuroria nuk janë të mijat. I kam marrë prej qatyhit, i kom gjujt qaty. Shihet edhe kur i ka marrë Policia.

I kam çu në pjesën e pastër të lokalit se jom kon i trishtum” – tha Bunjaku para trupit gjykues. Bunjaku ka vazhduar duke thënë se ishte frikësuar për jetën e tij kur i ka parë veturat e grupit “Capat” duke ardhur në drejtim të lokalit dhe duke i nxjerrë armët e gjata.

Ai shtoi se pas përfundimit të të shtënave, armët vetëm i kishtë largu në një vend më të pastër të lokalit, por jo me qëllimit për t’i fsheh ato.

“Kur e kom pa veturën tjetër tu ardhë në drejtim temin, unë në terasë ajo u ardhë prej poshtit te nalt, edhe e pashë tu i qit armët e gjata prej kerrit, unë menjëherë jom shtri në lokal se kom qenë i friksum për jetën tem se nuk e disha çka po ndodh. Une sapo kisha dalë prej burgut, nuk isha hala i sigurt për vetën tem.

Armët i kom marr prej një vendi i kom qit në vendin tjetër, dhe qëllimi nuk ka qenë me i fsheh, bile njonën kur e kom largu karikatori i kish mbet te nalt” – tha i pandehuri. I pandehuri Bunjaku ka vazhduar duke ritheksuar se armët nuk ishte munduar t’i fsheh, dhe se edhe kur i ka larguar ato akoma kanë qenë të dukshme në skenë.

“Unë atyne armëve nuk jau kom qit asnjë fije bari, as naj copë letër për me i fsheh në mënyrë që mos me mujtë me i gjet Policia, ato janë konë të dukshme, kanë mujtë me u vërejtë me sy. Unë aty nuk e kom ditë a po gjuhen akoma a çka po ndodh. Aty kishke njerëz të plagosur t’u bërtit. Jom kon në gjendje shoku.

Personave të plagosur ju kom dhon ujë, çka kom gjet nëpër tavolina” – vazhdoi tutje Bunjaku. Bunjaku ka treguar për trupin gjykues se në fillim të procedurës, dëshminë e tij në Polici e ka dhënë në cilësinë e dëshmitarit, e më pas një rreshter policor, I.A., i cili kishte qenë i angazhuar edhe në rastin paraprak të Bunjakut, i’a ka ndërruar statusin nga dëshmitar në të dyshuar.

“Kur e kom dhon deklaratën në Polici, shumicën e kom dhon si dëshmitar, tani në një moment një rreshter qe folke vazhdimisht në telefon ka thonë: Tash kom me ta ndërru statusin, me të bo të dyshum. Unë nuk e di rreshteri A.B. a ka naj problem diçka personale me mu se ai rreshter u kon i përfshim si hetues edhe në rastin tem të kalum, edhe më ka akuzu shumë rond” – tha Bunjaku.

Përfundimisht Bunjaku ka shprehur keqardhje për atë çka ka ndodhur, dhe ka ritheksuar se nga veprimet e tij nuk është dëmtuar askush, e as provat. “Ndihem keq për këtë çka ka ndodh. Kom qëllu në një vend që nuk e kom ditë çka ka me ndodhë. Nga unë nuk u dëmtu askush, as provat” – tha në fund i pandehuri Vesel Bunjaku. Shqyrtimi gjyqësor për këtë çështje penale u shpall si i përfunduar.

Ky rast u gjykua nga trupi gjykues i njejtë si në rastin e parë, nga kryetarja Fatime Dërmaku, dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Ertan Sejfulla. Shpallja për rastin pritet të mbahet ditët në vijim.

Historiku i veprimeve që dyshohet se janë kryer nga i pandehuri Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë , pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku kishte marrë dy armë.

Tutje sipas dosjes së prokurorisë ato dy armë dyshohet se njëra është e të pandehurit Salih Sekiraqës revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet te jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë.

Sipas dosjes së prokurorisë i dyshuari Vesel Bunjaku me ç’rast shkon në terrasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal ku në duar nuk kishte më asgjë.

Gjithnjë sipas dosjes së prokurorisë, me datë dhe vend të përshkruar si më lartë i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, të cilën armë e janë përdorur si mjete për kryerjen e veprave penale.

Për shkak të veprimeve të lartpërmendura Vesel Bunjaku, dyshohet se ka kryer veprën penale “Manipulim me prova” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Artikujt rreth rastit “Capat” – “Sekiraqa” mund t’i lexoni në këtë link .

Burimi: Kallxo