Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot, më , pritet të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Avni Deharit, kryesuesit të Kuvendit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Perparim Gruda i PDK-së në një konferencë për media ka deklaruar se kallëzimin penal ndaj Deharit do ta bëjnë për shkak se sipas tyre, ai nuk po e ushtron detyrën e kryesuesit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
PDK ka disa ditë që e fton Avni Deharin që ta thërras seancën konstituive, por kjo nuk është duke ndodhur pasi Dehari mosthirrjen e vazhdimit të seancës e arsyeton duke thënë se duhet marrëveshje politike mes partive.
“PDK sot do të depozitoj kallëzim penal në Prokurorinë Soeciale për deputetin Avni Dehari, detyrën që nuk po e ushtron në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës që kërkon seanca të mblidhet çdo 48 orë dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Përkundër që i kemi dërguar disa letra ai nuk e ka thirrë seancën.
Ne do dorëzojmë kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare.” – ka thënë Gruda, më , në hollin e Kuvendit të Kosovës. Sipas Grudës, marrëveshja politike ose mungesa e saj nuk guxon të sjellë shkeljen e Kushtetutës. “Nuk mund të ketë asnjëherë një situatë ku një person publik ka autorizime zyrtare, të cilat nuk i përdorë ose i përdorë në mënyrë kundërligjore dhe të mos ketë pasoja.
Ne jemi shoqëri e organizuar në shtet, nuk jemi shoqëri e organizuar në fis. Prandaj, z. Dehari duhet ta dijë që nuk është i pari i fisit, por është kryesues i një organi të shtetit dhe kërkohet që të veprojë.” – ka shtuar Gruda.
Në kallëzimin penal të PDK-së kundër Deharit, i cili është deputeti më i vjetër në moshë dhe kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës XI, kanë shkruar “dyshohet se nga data e në vazhdim nuk e ka përmbushur detyrën e tij për vazhdimin e seancës konstituive brenda afatit prej 48 orësh.” PDK vlerëson se Dehari ka tejkaluar kompetencat e rolit të tij procedural duke e kushtëzuar vazhdimin e seancës me arritjen e një “marrëveshjeje politike”, pavarësisht kërkesave të përsëritura me shkrim nga grupet parlamentare opozitare.
Në kallëzim përmenden kërkesat e opozitës të datave 13, 17, 19 dhe 23 gusht, përmes të cilave kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. “PDK vlerëson se mosvazhdimi i seancës ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë në dorëheqje, ndërsa veprimet e Deharit i kanë shërbyer kësaj agjende.” – thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK nga data po e nis ditën para objektit të Qeverisë në vazhdën e përpjekjeve bashkë me deputetë të Alenacës, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve të reja. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.
Në anën tjetër, Aleanca e përfaqësuar nga Besnik Tahiri, më , dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për 17 vendimet e Qeverisë në detyrë që kanë të bëjnë me emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në agjenci ekzekutive, si dhe në një rast për përzgjedhjen e një sekretari të përhershëm.
Kurse, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u takuan për herë të dytë më për çështjen e zgjidhjes së presidentit. Ndonëse pa një marrëveshje, të dy deklaruan para mediave se takimet do të vazhdojnë, pasi kanë nisur t’i trajtojnë emrat e përveçëm për president.
