Shtëpitë botuese “Albas” dhe “Dukagjini” kanë njoftuar se do t’ua kthejnë diferencën e parave blerësve që kanë paguar çmime më të larta për tekstet shkollore, pasi Ministria e Arsimit ka përcaktuar ulje prej 10% të çmimeve.
Të dyja shtëpitë botuese kanë bërë të ditur se vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për çmimet e teksteve e kanë pranuar më , vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas “Albas”, vendimi për uljen e çmimeve është komunikuar sot dhe është marrë në mënyrë të njëanshme.
“Për shkak se vendimi i Ministrisë së Arsimit për çmimet e teksteve shkollore është marrë dhe na është komunikuar sot, më , pra pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në mënyrë të njëanshme është përcaktuar ulje prej 10% e çmimeve” – thuhet në njoftimin e “Albas”.
Kjo shtëpi botuese ka bërë të ditur se, meqë shitja e teksteve kishte nisur para vendimit për çmimet e reja, një pjesë e blerësve i kanë paguar tekstet me çmimet paraprake. “Duke qenë se shitja e teksteve kishte filluar më herët, disa blerës kanë paguar çmimet e mëparshme”- thuhet në njoftim.
“Albas” ka njoftuar se të gjithë blerësit që kanë paguar më shumë do ta marrin diferencën e shumës së paguar. “Të gjithë blerësve që kanë paguar më shumë do t’u kthehet diferenca”- thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, rimbursimi për blerësit do të bëhet pas , në librarinë ku janë blerë tekstet, ndërsa blerësit duhet ta kenë me vete faturën ose kuponin e blerjes.
“Rimbursimi i diferencës për ata që i kanë blerë do të bëhet pas datës , në librarinë ku janë blerë tekstet, me paraqitjen e faturës ose kuponit të blerjes”- thuhet në njoftim. Ndërkaq, edhe Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka njoftuar për rimbursimin e diferencës për blerësit që kanë paguar më shumë.
“Dukagjini” ka bërë të ditur se më ka pranuar vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027, përmes të cilit është përcaktuar ulje prej 10% e çmimit të shitjes për tekstet e përfshira në katalog.
“Ju njoftojmë se sot, më , kemi pranuar Vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027, në bazë të të cilit Ministria ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme zbritjen e çmimit të shitjes për tekstet shkollore për 10% për të gjitha tekstet e përfshira në katalogun e miratuar”- thuhet në njoftimin e “Dukagjinit”.
Kjo shtëpi botuese ka arsyetuar se shitja e teksteve kishte nisur para pranimit të vendimit, me qëllim që nxënësit të pajiseshin me libra para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi për tekstet shkollore dhe me qëllim të sigurimit të teksteve për nxënësit në kohë, para fillimit të vitit të ri shkollor, shitja e teksteve tona shkollore ka filluar para nxjerrjes dhe pranimit të këtij Vendimi”- thuhet në njoftim.
“Dukagjini” ka theksuar se vendimi për çmimet e reja është pranuar vetëm pesë ditë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027.
“Duke nisur nga fakti se vendimi për përcaktimin e çmimeve është pranuar nga ne, më , vetëm pesë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, një pjesë e teksteve shkollore tashmë është blerë me çmimet e aplikuara para përcaktimit të çmimeve të reja nga Ministria” – thuhet në njoftim.
Shtëpia botuese ka njoftuar se do t’ua kthejë diferencën të gjithë blerësve që kanë paguar çmim më të lartë se ai i përcaktuar nga Ministria. “Të gjithë blerësve që kanë blerë tekstet tona me çmim më të lartë se çmimi i përcaktuar me vendimin e ministrisë do t’u kthehet diferenca e paguar” – thuhet në njoftimin e “Dukagjinit”.
Sipas “Dukagjinit”, blerësit duhet të paraqiten në pikën ku i kanë blerë tekstet dhe të kenë me vete kuponin, faturën ose dëshminë përkatëse të blerjes. Nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë, të dyja shtëpitë botuese kanë njoftuar se tekstet do të shiten sipas çmimeve të reja të përcaktuara në katalog.
“Dukagjini” ka thënë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme që kthimi i diferencës të bëhet në mënyrë të rregullt dhe transparente.
“Shtëpia botuese “Dukagjini” do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kthimi i diferencës të realizohet në mënyrë të rregullt dhe transparente për secilin blerës që ka paguar çmim më të lartë, duke shmangur kështu diskriminimin ndaj çdo blerësi pa fajin tonë”- thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027 dhe ka ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9. Sipas njoftimit të Ministrisë të datës , mjetet janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve përfitues.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027” – thuhet në njoftimin e datës .
Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri i Arsimit ka nxjerrë edhe vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë.
Prindërit të cilët i kanë fëmijët në klasën e parë apo të dytë janë subvencionuar për tekste shkollore në vlerë prej 60 euro; për klasën e 3 në vlerë prej 65 euro; për klasën e katërt në vlerë prej 70 euro; të pestën në vlerë prej 80 euro; të gjashtën e shtatën në vlerë prej 90 euro; kurse për të tetën dhe të nëntën 100 euro.
Ministria ka njoftuar se me miratimin dhe publikimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të fillojnë blerjen e teksteve shkollore. “Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Për këtë proces, KALLXO.com raportoi me .
Sipas Anita Kadriut, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit, deri më , 157 mijë e 333 prindërve u është aprovuar aplikimi për subvencionim. Kurse, 1 mijë e 463 aplikime janë refuzuar. Kadriu ka treguar se 186 mijë e 777 aplikime i kanë pranuar deri më , prej tyre i kanë trajtuar 158 mijë e 796 aplikime.
Më , Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Kjo pasi Ministria tha se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.
Ministria e Arsimit këtë vit do t’i subvencionojë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, por kanë vërtetim se nxënësi vijon mësimin në vend. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.
Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro. Aplikimi për subvencionim u hap më dhe realizohet përmes platformës e-Kosova.
Gjithashtu, Kadriu ka bërë të ditur për KALLXO.com se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë. Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.
Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
