Paralajmërohet Martini, Human pezullohet 2 ndeshje

0%

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. trajneri i Vllaznisë, Edi Martini paralajmërohet për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, ndërsa Human i Partizanit dënohet me 2 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë futbollistike. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Rei Zekaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Riseld Hocja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Burimi: Bota Sot