Nicole Kidman dhe Sandra Bullock sjellin magji dhe elegancë

0%

Yjet e Hollywood-it, Nicole Kidman dhe Sandra Bullock, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante gjatë photocall-it për filmin e shumëpritur “Practical Magic 2”. Dy aktoret u shfaqën të veshura me të zeza, duke sjellë një atmosferë misterioze dhe paksa “magjike”, në përputhje me frymën e filmit.

Të dyja zgjodhën veshje me dekolte të theksuar, duke kombinuar glamour-in klasik të Hollywood-it me një stil më dramatik. Kidman dhe Bullock po rikthehen në rolet e tyre ikonike si motrat shtriga Gillian dhe Sally Owens, më shumë se dy dekada pas filmit të parë “Practical Magic”.

Sandra Bullock Gjatë pozimit para fotografëve, dyshja dukej në humor të mirë, ndërsa kimia mes tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave. Me rikthimin e dy aktoreve kryesore dhe atmosferën karakteristike të historisë, “Practical Magic 2” pritet të jetë një nga rikthimet më nostalgjike të Hollywood-it. Nicole Kidman

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot