Një grua nga Arlington, Virginia, po përjetonte një pushim krejt të zakonshëm të drekës në punë, kur një lojë online lotarie i ndryshoi jetën brenda pak sekondash. Gjatë pushimit, ajo vendosi të luante online në lojën Monopoly Super Spin, pa e imagjinuar aspak se do të përfundonte me një fitim marramendës. Gruaja fitoi plot 1,727,474 dollarë.
“Kurrë në jetën time nuk e kam imagjinuar se mund të ndodhte diçka e tillë. Nuk mund ta besoj!”, tha ajo pasi u konfirmua fitorja, transmeton Telegrafi. Edhe bashkëshorti i saj fillimisht mendoi se gjithçka ishte një shaka. Kur ajo e telefonoi për t’i treguar lajmin, reagimi i tij ishte i menjëhershëm: “Po gënjen!
Po gënjen”, tha ai, transmeton Telegrafi Një pushim i zakonshëm pune, një lojë e luajtur nga telefoni dhe më pas një shumë prej më shumë se 1.7 milionë dollarësh në llogari. Fituesja nuk ka bërë të ditur ende se çfarë planesh ka për paratë e fituara.
