Liverpooli është shumë pranë transferimit të sulmuesit francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që pritet të kalojë shifrën e 100 milionë funteve. Sipas “BBC Sport”, negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit dhe një marrëveshje e plotë tashmë është shumë pranë.
PSG-ja e kishte vlerësuar Barcolan rreth 140 milionë funte, por paketa totale e transferimit pritet të jetë më e ulët. Megjithatë, marrëveshja do të jetë së paku 100 milionë funte, me mundësi që shuma të rritet përmes bonuseve. 23-vjeçari francez është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Liverpoolit, i cili synon të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv para përfundimit të afatit kalimtar.
Barcola, i cili preferon të luajë në krahun e majtë, mund të aktivizohet gjithashtu në të djathtë apo në qendër të sulmit. Ai iu bashkua PSG-së nga Lyoni në vitin 2023 për rreth 38.5 milionë funte.
