E ardhmja e Bradley Barcolas duket gjithnjë e më larg Parisit. Liverpooli është pranë mbylljes së transferimit të sulmuesit francez nga Paris Saint-Germain dhe negociatat kanë hyrë në fazën vendimtare. Tashmë gjithçka është në duart e drejtuesve të dy klubeve, me një marrëveshje që mund të arrihet shumë shpejt, shkruajn mediat angleze.
Futbollisti i lindur në vitin 2002, i cili iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2023 nga Lyoni për rreth 45 milionë euro, po përgatitet kështu të largohet nga kryeqyteti francez pas tre sezonesh. Në pritje të përfundimit të operacionit, Barcola nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve të PSG-së në tri ndeshjet e fundit ndaj Aston Villas, Lensit dhe Rennesit.
Sulmuesi francez, gjithashtu, thuhet se e ka refuzuar një ofertë për vazhdimin e kontratës nga klubi parisien, pavarësisht se marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
