KGJK-ja kundër rikthimit të gjyqtarëve serbë, Haxhiu paralajmëron

0%

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të mos i rikthyer në sistemin gjyqësor gjyqtarët dhe stafin serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. KGJK-ja sot ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin e tyre në sistemin gjyqësor.

Vendimi është marrë me nëntë vota për, një kundër dhe një abstenim. KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr Pas këtij vendimi, Haxhiu ka bërë të ditur se është e gatshme të ndërmarrë hapat e radhës, sapo propozimi zyrtar t’i dërgohet nga KGJK-ja.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka theksuar se vendimi do të ndiqet me procedurat përkatëse institucionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarr veprime për lirim nga detyra të tyre”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së Presidentes.

Me vendimin e sotëm, procesi pritet të vazhdojë me dërgimin e emrave të gjyqtarëve dhe stafit të dorëhequr te ushtruesja e detyrës së Presidentes, për procedurën e lirimit nga detyra.

Burimi: Telegrafi