KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc

0%

KFOR-i Turk, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Shtimes dhe Zyrën për Komunitete dhe Kthim, ka mbështetur 47 nxënës të komuniteteve që vijojnë mësimin në paralelen e ndarë të Shkollës Fillore “Lasgush Poradeci”, në fshatin Gjurkoc.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot, nxënësve u janë dhuruar çanta dhe materiale shkollore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për vijimin e procesit mësimor. Shefi i Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, ka shprehur mirënjohje për KFOR-in Turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet arsimore.

“Falënderojmë përzemërsisht KFOR-in Turk për këtë mbështetje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollat e komunës sonë. Kontributi i tyre është një ndihmesë e çmuar për nxënësit tanë dhe një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit në funksion të arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve”, ka thënë Sahiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktiviteti synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e tyre në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Burimi: Telegrafi