“Ilmi Ramadani, veprimtar i qëndresës”, libri që rikthen në kujtesë

0%

Një vit pas ndarjes së tij nga jeta, emri dhe rruga e veprimtarit Ilmi Ramadani u rikthyen në kujtesën publike përmes një libri që rrëfen qëndresën, sakrificën dhe veprimtarinë e tij për lirinë e Kosovës.

Në Prishtinë u përurua libri “Ilmi Ramadani, veprimtar i qëndresës”, i autorit Selatin Novosella, në një ceremoni ku u kujtua kontributi i Ramadanit dhe i brezit të veprimtarëve politikë që u përballën me burgosje dhe përndjekje.

Në ceremoninë përuruese, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi kontributin e Ramadanit dhe të brezit të veprimtarëve që, përballë burgosjeve e përndjekjeve, ruajtën gjallë idealin e lirisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e kujtoi Ramadanin edhe në dimensionin e tij njerëzor, duke e përshkruar si një njeri modest, të urtë dhe gjithmonë të gatshëm për të këshilluar e ndihmuar të tjerët.

Autori Selatin Novosella foli për bashkëveprimtarinë me Ramadanin dhe për përvojat e përbashkëta në burgjet e ish-Jugosllavisë, ndërsa redaktori i librit, profesor Rame Buja, theksoi se vepra sjell në pah jo vetëm jetën e Ramadanit, por edhe veprimtarinë e brezit të tij në rrugën drejt lirisë. Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ndërroi jetë më .

Ai u kujtua për përkushtimin, guximin dhe qëndresën e tij në shërbim të lirisë dhe drejtësisë. Pas përurimit të librit, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Burimi: Bota Sot