“Tabloja” që prezantohet për ndeshjen Lillestrom – Egnatia nuk është aq “reale”, bazuar në koeificientët apo parashikimet në media. Skuadra norvegjeze ka 5 ndeshje radhazi që nuk fiton në të gjitha kompeticionte. Në këtë segment ndeshjesh, ata kanë pësuar 9 gola.
Ndërsa për sfidën Egnatia – Lillestrom të luajtur në Rrogozhinë, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ishte dukshëm më lart, por i mungoi saktësia para portës, 4 – 2 goditje në kuadrat, ama pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. E qartë se Lillestrom po përjeton moment “jo” dhe pika e dobët është mbrojtja.