Një nxënëse e shkollës së ekonomisë në Prizren ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar në Polici. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës , kur në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren është dorëzuar një kuletë e humbur nga nxënësja O.T., e lindur më 2011.
Kuleta ishte gjetur në rrugën “Ekrem Rexha”. E mitura, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë atë në stacionin policor. Në portofol gjendeshin para dhe dokumente personale. Përmes dokumenteve identifikuese, Policia ka arritur të kontaktojë pronarin, i cili më pas është paraqitur në stacion dhe ka marrë kuletën e tij.
Pronari ka shprehur falënderim për gjestin e ndershëm të nxënëses, si dhe për angazhimin e Policisë së Kosovës.
