Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2. Kështu, “djemtë” e Ilir Dajës largohen me pengje nga rrugëtimi evropian, jo vetëm se ishin shumë pranë grupeve. Kjo edhe për shkak të fitimeve ekonomike, pasi mbeten me 1.45 milionë euro në “thes”.
Në rast fitoreje në mbrëmjen e sotme, dinamovitët do t’i shtonin edhe 1.72 milionë euro të tjera kasafortës. Megjithatë, Dinamo mbyll një rrugëtim mjaft pozitiv në arenën ndërkombëtare.
