Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një grua dyshohet se është dhunuar dhe goditur me sende te forta. Mësohet se gruaja është sulmuar me sqepar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota dhe motivet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shtetase me inicialet E.H 61 vjeçe, e cila është goditur në kokë nga bashkëshorti i saj. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
