Barcelona shpërthen ndaj Atletico Madridit për Alvarezin: Kjo është e

0%

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, në lidhje me situatën e transferimit të Julian Alvarez. Yuste i cilësoi deklaratat e Gil MarIn si të pasjellshme dhe mosrespektuese ndaj Barcelonës, duke theksuar se klubi katalanas ka ndjekur gjithmonë një qasje profesionale.

“Ajo që më surprizon është se, duke njohur Gil MarInin, ai ka bërë këto deklarata. Është e pasjellshme dhe mosrespektuese. Presidenti ynë, drejtoria sportive dhe i gjithë klubi kanë qenë shembull i punës dhe profesionalizmit për shumë vite”, deklaroi Yuste.

“Kurrë te Barcelona” – CEO i Atletico Madrid, Gil Marin me vendim të prerë për Julian Alvarezin Ai shtoi se komentet e drejtuesit të Atletico Madridit kanë kaluar atë që Barcelona e konsideron një “vijë të kuqe”. “Këto fjalë kalojnë një vijë të kuqe. Nuk i kuptoj aspak, nuk pajtohem me to dhe më revoltojnë”, u shpreh Yuste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Yuste u pa duke biseduar me Gil Marinin para deklaratave të tij dhe tregoi edhe përmbajtjen e bisedës mes tyre. “U përshëndetëm, sepse besoj se në jetë duhet të kemi vlera si qytetaria. Fola me presidentin Enrique Cerezo dhe me familjen Gil dhe ndamë ndjenjat tona. U thashë se jemi të qetë. Nuk mund të tolerojmë të bëhet diçka jashtë procedurave të përcaktuara nga klubi”, tha ai.

I pyetur nëse Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i Julian Alvarez, Yuste nuk dha një përgjigje përfundimtare. Simeone miraton shitjen e Julian Alvarezit gjatë kësaj vere “Afati kalimtar mbyllet pas disa ditësh dhe kaq. Ndihem shumë keq për këtë situatë, vërtet. Ajo që duhet të bëj është të mbroj klubin dhe profesionistët tanë, si Deco dhe Bojan.

Kjo po kalon një vijë të kuqe”, deklaroi ai. Në fund, Yuste theksoi se Barcelona vazhdon ta respektojë Atletico Madridin si institucion dhe se dera mbetet e hapur për lojtarin, nëse ai dëshiron të bashkohet me klubin katalanas. “Ne e respektojmë Atletico Madridin si institucion dhe të gjithë futbollistët në botë.

Nëse një lojtar dëshiron të vijë, ne do të jemi të lumtur ta mirëpresim”, përfundoi Yuste. Ndërkohë, Atletico Madridi ka paralajmëruar se do të vazhdojë me procedurat ligjore ndaj Barcelonës lidhur me këtë çështje.

Burimi: Telegrafi