Amerikanët “pushtojnë” Superligën shqiptare

0%

Ekipet e Superligës në basketboll për meshkuj e kanë nxehur së tepërmi merkaton këtë verë, me plotë afrime të konfirmuara nga të paktën 5 skuadra deri më tani. Deri më tani 17 basketbollistë amerikanë e 1 britanik janë konfirmuar nga klubet shqiptare, çka bën të besoh se rivaliteti sezonin e ri do të jetë shumë i ashpër në parket.

Kështu, Besëlidhja kampione, pasi ka konfirmuar lojtarët Lion Alimani, Eldi Hysa, Vinsent Grazhdani dhe Frenki Lilaj ka zyrtarizuar 5 afrime: Jalen Knott (Usa), Stephen Behil (Usa), Cole Bowen (Usa), Andri Jareci (vjen nga Italia) e Richard Lilaj (vjen nga Tirana).

Edhe Tirana la lëvizur shumë në merkato, duke afruar Brandon Laryea (Britani), Malik Madison (Usa), Keyondre Young (Usa) e Jedon Willis (Usa). Ndërkohë që, klubi bardheblu ka konfirmuarGiseld Ndreca, Klein Strazimiri, Aron Shara, Marvin Sharra, Aleksis Nika e Samuel Skëndaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra që ka sjellë më shumë të huaj deri më tani është Skënderbeu, që ka afruar 6 basketbollistë amerikanë: Shainen Carter, Will Allen, Ahmoni Weston, Stephen Kelly, Melvin Evans dhe Kethian Brooks. Apolonia, pasi ka konfirmuar Endi Nakuçi ka zyrtarizuar afrimin e amerikanëve Tyrone Wright, Malachi Rodes e Toneare Lane.

Dy basketbollistë amerikanë kanë ardhur edhe tek ekipi i Pogradecit: Mateo Hamilton e Pindo Drammeh. Besëlidhja Jalen Knott Stephen Behi Cole Bowen ( Andri Jareci (vjen nga Italia) Richard Lilaj (vjen nga Tirana) Pogradeci Mateo Hamilton ) Pindo Drammeh Tirana Brandon Laryea (Britani) Malik Madison Keyondre Young Jedon Willis Apolonia T yrone Wright Malachi Rodes Toneare Lane Skënderbeu Shainen Carter Will Allen Ahmoni Weston Stephen Kelly) Melvin Evans Kethian Brooks

Burimi: Bota Sot