1 milionë e 730 mijë pasagjerë udhëtuan nga Rinasi në 27 ditët e

0%

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka parë gjatë këtyre 27 ditëve të gushtit një fluks jashtëzakonisht të lartë të udhëtarëve dhe mbi 8,600 fluturime me avion, për dhe nga destinacione të ndryshme, përcjell newsbomb.al.

Dogana e Rinasit bën me dije se pika e aeroportit është një nga më të ngarkuara, me punonjësit e që vijojnë çdo ditë angazhimin, duke përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve. “Gjatë periudhës 1–27 gusht, në Rinas janë përpunuar rreth 1.73 milionë pasagjerë me mbi 8,600 fluturime, duke reflektuar intensitetin e lëvizjeve gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftimin e Doganës Rinas.

Shqipëria po vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, me 1.95 milionë hyrje të regjistruara vetëm gjatë korrikut. Ndërkohë, në shtatë muaj, numri i hyrjeve ka kaluar 7 milionë, me një rritje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot