Një 81-vjeçar është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi bashkëshortja e tij 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një shtëpi banimi në Prizren ishte gjetur pa shenja jete një grua 80-vjeçare, L.D.
Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në shtëpi është gjetur edhe bashkëshorti i saj, B.D., i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas policisë, dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor.
Ndërkohë, i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeç, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Policia ka bërë të ditur se, sipas evidencave të saj, çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe se në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
