Vjen oferta e radhës

0%

Pavarësisht zërave nga Premier League, Galatasaray mbetet destinacioni më i mundshëm për Rafael Leao. Klubi turk pritet të paraqesë në orët e ardhshme një ofertë të përmirësuar për sulmuesin portugez, e cila këtë herë mund ta bindë seriozisht Milanin.

Propozimi i ri pritet të arrijë në 50 milionë euro, shifra që kërkohet nga drejtuesit e klubit kuqezi për të dhënë dritën jeshile për largimin e Leao. Galatasaray ka përgatitur një formulë të ndarë në disa pjesë.

Klubi turk do t’i ofrojë Milanit 35 milionë euro të garantuara, ndërsa marrëveshja do të përfshijë edhe 5 milionë euro bonuse të lehta, të lidhura me kualifikimin e Galatasarayt mes 24 skuadrave të para në fazën e ligës së Champions League. 10 milionë eurot e tjera do të jenë bonuse më të vështira për t’u arritur dhe do të aktivizohen nëse Galatasaray arrin deri në çerekfinalet e Champions League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, operacioni mund të arrijë në total 50 milionë euro, edhe pse shuma përfundimtare nuk është e garantuar. Një tjetër element i rëndësishëm është dëshira e vetë lojtarit. Leao kishte refuzuar më herët mundësinë e transferimit te Al Hilal, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë.

Në këtë situatë, Galatasaray duket se është opsioni që e tërheq më shumë portugezin, sidomos për shkak të një oferte të majme personale. Klubi turk i ka propozuar një pagë prej rreth 12 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, Aston Villa vijon të jetë e interesuar për Leao, por nuk duket e gatshme të afrohet me shifrat e kërkuara nga Milani.

Edhe emri i Tottenhamit është përmendur, por deri tani nuk ka zhvillime konkrete. Koha po ngushtohet: merkatoja në Itali mbyllet më herët, ndërsa në Turqi afati përfundon më 3 shtator. Tashmë vendimi është në duart e Milanit, i cili duhet të vlerësojë nëse oferta e Galatasarayt është e mjaftueshme për të lënë të lirë një prej yjeve kryesorë të skuadrës.

Burimi: Bota Sot