Atlético Madrid e ashpërson luftën me Barcelonën për Julián Álvarezin. Klubi madrilen ka bërë të qartë se argjentinasi nuk do të shitet te Barça, ndërsa sipas Cadena SER, Atlético po përgatit hapin e radhës në çështjen ligjore ndaj klubit katalanas.
Sipas deklaratës së klubit të publikuar nga MARCA, Atlético pretendon se është dëmtuar ekonomikisht dhe në imazh nga gjithë saga, duke akuzuar Barcelonën dhe rrethin e lojtarit për presion ndaj Álvarezit. Ndërkohë, Joan Laporta sot ka konfirmuar se Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Julián Álvarezin dhe dëshiron që Atlético ta pranojë ofertën.
Atlético, megjithatë, është kategorik: nuk dëshiron ta shesë Álvarezin te Barcelona, ndërsa klubi e konsideron çështjen një betejë për “dinjitet”, jo vetëm për para. Saga tashmë ka kaluar edhe në planin institucional, pasi Atlético ka paraqitur ankesa ndaj Barcelonës te FIFA dhe RFEF.
