Trajneri i Dinamos së Zagrebit: Ishim në nokaut

0%

Dinamo e Zagrebit humbi 3:1 në udhëtim ndaj Vikingut në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve dhe u eliminua nga gara më e fortë evropiane për klube. Të kaltrit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Arbër Hoxhës, por norvegjezët e përmbysën rezultatin me golat e Zlatko Tripiqit (18’ – penallti), Edvin Austbo (48’) dhe Tobias Moit (50’).

Kështu, Vikingu, me rezultatin e përgjithshëm 5:3, u kualifikua në Ligën e Kampionëve, ndërsa Dinamo do të vazhdojë garimin në Ligën e Evropës. “E nisëm mirë ndeshjen. U imponuam, shënuam gol dhe kishim edhe raste përpara golit. Dominuam në pjesën e parë, por më pas ata shënuan nga penalltia dhe u rikthyen në lojë. Edhe më vonë patëm raste, por nuk i shfrytëzuam.

Shkuam në pushim me rezultatin e barabartë. Në pjesën e dytë u morëm vesh që ta nisnim njësoj si në pjesën e parë. Fillimi i pjesës së dytë ishte vendimtar. Na vranë gabimet. Ishim në nokaut, por arritëm të mblidheshim. Shpresoja të shënonim golin e dytë. Duhet ta përgëzoj Vikingun, i cili u mbrojt mirë”, t ha trajneri i Dinamos, Mario Kovaçeviqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas Kovaçeviqi shtoi: “Mendoj se dolëm nga gara në mënyrë shumë naive. Kishim epërsinë, bëmë gabime dhe pësuam gola. E dimë që Vikingu është një ekip i mirë, por ne treguam se jemi më të mirë kur arrijmë t’ua imponojmë lojën tonë. Pas golit të tretë ishte shumë e vështirë psikologjikisht. Më vonë ramë. Nuk ua vë fajin lojtarëve për asgjë. Duhet ta ngremë kokën.

Në Ligën e Evropës kemi edhe tetë ndeshje”. Kovaçeviqi nuk deshi të komentonte penalltinë e akorduar për Vikingun. “Nuk e di nëse ishte prekje me dorë. VAR-i u përfshi, arbitri e dha penalltinë dhe nuk do të doja ta komentoja”.

Burimi: Bota Sot