Sulmuesi anglez largohet nga Aston Villa

0%

Al Hilal ka arritur marrëveshjen për transferimin e Ollie Watkins me klubin e Aston Villa-s. Lajmi është konfirmuar nga gazetari, Fabrizio Romano. Aston Villa ka pranuar ofertën përfundimtare prej 58.4 milionë eurosh plus 2 milionë euro bonuse. Lëvizja u finalizua shpejt pasi dëshira e vetme e sulmuesit anglez ishte transferimi te klubi saudit.

Watkins është gati të udhëtojë drejt Arabisë Saudite gjatë kësaj jave për të kryer testet mjekësore dhe për të mbyllur zyrtarisht transferimin. Pas largimit të Watkins, Aston Villa ka lëvizur menjëherë në treg për të gjetur zëvendësuesin e anglezit.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen për të transferuar sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, i cili do të jetë pikë referimi e re në repartin e sulmit për trajnerin Unai Emery.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot