Pretendime për paligjshmëri, Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17

0%

Aleanca e përfaqësuar nga Besnik Tahiri, më , ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për 17 vendimet e Qeverisë në detyrë që kanë të bëjnë me emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në agjenci ekzekutive, si dhe në një rast për përzgjedhjen e një sekretari të përhershëm.

Tahiri tha se kanë deponuar këtë kallëzim penal për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkak se me datën 12 gusht të këtij viti kanë marrë disa vendime të cilat në vlerësimin e Aleancës dhe të juristëve që e përfaqësojnë këtë lëndë, janë “vendime që bien ndesh me ligjin dhe me të gjitha rregulloret që i ketë një qeveri”.

“Qeveria në detyrë quhet qeveri në detyrë për shkak se nuk është qeveri e votuar. Ajo e ka të ndaluar me Ligjin për Qeverinë me marrë vendime që janë të ndërlidhura me 17 vendime që janë marrë në mbledhjen e qeverisë për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në agjenci ekzekutive, në agjenci qeveritare, mirëpo në një rast edhe në përzgjedhjen e sekretarit të përhershëm.“ – tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, një Qeveri në detyrë nuk guxon në asnjë moment me shkel ligjin që vet e ka miratuar. Tahiri përkujtoj se atë Ligjin për Qeverinë e kanë miratuar edhe opozita. “Ajo që themi si Aleancë në këtë kallëzim penal është se, një deputet i cili betohet në Kuvend, ai ose ajo nuk mund të ushtrojë detyrë tjetër ekzekutive, për shkak se kjo është e ndaluar me ligj.

Nuk mundesh paradite me shku në seancë me u betu si deputet, me votu si deputet dhe pastaj prej aty me vazhdu në Qeveri dhe me ushtru detyra ekzekutive si ministër në detyrë” – tha Tahiri. Ai shtoi se ky veprim është i sanksionuar edhe me një vendim tjetër të Gjykatës Supreme i cili gjendet i elaboruar në kallëzimin penal të dorëzuar sot.

Tahiri gjithashtu tha e kapja e shtetit dhe abuzimi me funksionin publik duhet të ndalet. Adresa e vetme e Aleancës dhe e qytetarëve të Kosovës, sipas tij, janë institucionet, respektivisht rendi dhe ligji, prokuroria dhe gjykatat Ai përfundoi duke thënë se presin që këto institucione të marrin përgjigjen ndaj kësaj çështje sot.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, e zhvilluar në mënyrë elektronike më , janë miratuar disa vendime për emërim të komisioneve për pranim të kategorisë së lartë drejtuese për pozita nëpër ministri si dhe disa vendime të tjera .

Burimi: Kallxo