Muriqi starton për Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve! Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi është në 11-shen stratuese të skuadrës së tij, Fenerbahçe, e cila luan sonte ndeshjen e kthimit në Francë, pëballë Lyonit. Muriqi, do t’i prijë sulmit të Fenerit në ndeshjen që siguron fazën tjetër të ligës më prestigjioze në futbollin evropian.
Pavarësisht konkurrencës së fortë që ka në ekip, pasi Fenerbahçe ka transferuar edhe yllin belg, Romelu Lukaku, trajneri Isamil Kartal i ka besuar sulmin golashënuesit më të mirë të Kosovës.
