Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i solli një dozë humori konferencës së tij për shtyp përpara takimit të mbrëmjes me Real Sociedadin në Santiago Bernabeu. Portugezi e kishte përmendur tashmë kontaktin e tij me një nga gazetarët, pastaj ai u kthye në temë dhe e gjithë salla filloi të qeshte.
Duke iu drejtuar një gazetari nga radio Cope, Jose Mourinho tha: “ Ke shumë burime dhe thua gjëra të mira, por nëse flet keq për mua, ki shumë kujdes, do të të ndjek.” Ky reagim i “Special One” është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë tifozë të Realit i komentuan duke i thënë: “Ai është më i miri”.
