Alegri e ekzagjeron

0%

Trajneri i Napolit, Masimiliano Alegri, ka bërë një analizë paraprake për sezonin e ri dhe ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përgatitur për luftë në të gjitha frontet. “Do të jetë një vit i bukur dhe impenjativ. Duhet të tregohemi të aftë të jemi brenda garës në Serinë A, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Italisë.

Njëqindvjetori ndodh vetëm një herë ndaj do të kemi përgjegjësinë që të bëjmë një sezon të mirë”, tha ai për “SportMediaset”. Sa i përket luftës për titull, ai e ka të qartë që Interi është para të tjerëve, por mendon se është shtuar numri i ekipeve me pretendime. “Interi është favorit pasi është mbajtës i trofeut, por do të ketë të paktën 8 skuadra që duhen mbikëqyrur.

Përtej zikaltërve dhe nesh, janë edhe Milani, Juventusi, Roma, Fiorentina, Komo dhe Atalanta. Ndërsa në Champions duhet kaluar grupi i përbashkët dhe pastaj të shkohet në formën sa më të mirë në fazën tjetër”, vijoi ai, duke folur në fund edhe për Hojlund, i cili është sulmuesi kryesor i skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Është një sulmues fizik, impenjohet dhe ka shumë dëshirë, por duhet të përmirësojë numrin e golave në një sezon. Mund ta bëjë, meqë ka potencial” , theksoi Alegri.

Burimi: Bota Sot