Kamil Grabara është futbollisti më i ri i Juventusit. Portieri 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Wolfsburg, për të nisur një aventurë të re në Serie A italiane. Tek klubi i ri, polaku do të jetë në formë huazimi, “formulë” që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027 dhe i kushtoi Juventusit 700 mijë euro. Ndërsa “Zonja e Vjetër” ka edhe opsionin e blerjes përfundimtare.
Kujtojmë se Grabara e ka nisur karrierën në Poloni me Ruch Chorzow. Teksa më vonë është aktivizuar për ekipe si Liverpool U23, Aarhus, Huddersfield, Copenhagen dhe së fundmi Wolfsburg.
