Asamblistët e LVV-së në Prishtinë dorëzojnë dosje në polici për

0%

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka mbajtur sot, më , konferencë për media pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në këtë konferencë, asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Polici disa materiale të cilat, sipas tij, i kanë pranuar nga një sinjalizues anonim, i cili pretendon se është punëtor i Komunës së Prishtinës. Sipas Sveçlës, materialet kanë të bëjnë me rastin e legalizimeve në Komunën e Prishtinës.

Ai tha se në këto materiale përmenden emra biznesesh, zyrtarësh dhe pretendime për shkelje ligjore gjatë procesit të legalizimit. “Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur të skandalit të legalizimeve të paligjshme që kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës”- tha Sveçla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, bëhet fjalë për objekte të legalizuara që pretendohet se kanë probleme ligjore, përfshirë raste kur një pjesë e tyre ndodhen në pronë publike, si dhe objekte që, sipas tij, janë ndërtuar pas vitit 2018. Sveçla tha se materialet janë dorëzuar te hetuesit që tashmë janë duke e hetuar rastin, pas kallëzimit penal që, sipas tij, LVV-ja e ka bërë më .

Ai tha se më kanë bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike për dosjet e legalizimit, por se Komuna e Prishtinës ua ka refuzuar qasjen. “Ne kemi marrë vetëm certifikatat e legalizimit, akoma jemi në pritje të një përgjigjeje nga Agjencia për Privatësi, sepse Komuna e Prishtinës ka refuzuar që të na japë këto dosje”- tha Sveçla.

Sveçla pretendoi se më , kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka marrë dosjet nga arkiva e Departamentit të Legalizimit dhe i ka dërguar në zyrën e tij. Sipas tij, dy ditë më vonë, më , Rama ka mbajtur një mbledhje të mbyllur në objektet e Departamentit të Legalizimit.

Sveçla tha se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i kabinetit të Ramës, Florent Maliqi, si dhe një zyrtare që, sipas tij, kishte trajtuar katër lëndët për të cilat pretendohet se janë të jashtëligjshme.

“E njëjta zyrtare i ka trajtuar të katër lëndët të cilat dyshohet se janë të jashtëligjshme, ndërkohë që, siç e kemi thënë, aty janë mbi 20 punëtorë që mund ta bëjnë këtë punë”- tha Sveçla. Ai theksoi se këto janë pretendime të përfshira në email-in që, sipas tij, kanë pranuar nga sinjalizuesi dhe se asamblistët e LVV-së ende nuk i kanë parë dosjet e plota.

Përveç çështjes së legalizimeve, Sveçla tha se në materialet e pranuara ka edhe pretendime për transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova në Britani të Madhe, për të cilat, sipas tij, pretendohet se kanë nisur hetime nga autoritetet britanike dhe Prokuroria e Shtetit në Kosovë.

Sveçla e lidhi rastin e legalizimeve me çështje të tjera që ai i konsideron si probleme të qeverisjes së Përparim Ramës. Ai përmendi projektin e ‘Arkitektit të Kryeqytetit’ me vlerë 12 milionë euro, për të cilin tha se Prokuroria Speciale ka deklaruar se është duke u hetuar.

Sveçla përmendi edhe raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, si dhe rastin e Ndërmarrjes Publike Banesore. Sipas tij, në rastin e NPB-së është caktuar një gjobë prej 32 milionë eurosh që duhet t’u paguhet disa operatorëve ekonomikë privatë. Ai kritikoi Ramën edhe për mungesën e reagimit lidhur me këtë rast.

“Ne nuk mund të flasim vetëm për keqmenaxhim, sepse keqmenaxhimi është paaftësi e qeverisjes. Por kur keqmenaxhimit t’i shtohen edhe dëmet financiare, atëherë lirshëm mund të thoshim se po bëhet plaçkitje. Pra, Prishtina po plaçkitet”- deklaroi Sveçla.

Ai kritikoi edhe gjendjen e pastrimit në kryeqytet, duke thënë se Prishtina është bërë “e pajetueshme” dhe përgjegjësinë për këtë ia atribuoi qeverisjes së Përparim Ramës. Sveçla tha se sipas tij, postimet e Ramës kanë për qëllim ta largojnë vëmendjen nga skandali i legalizimeve.

“Reagime ad-hoc të cilat e kanë vetëm një qellim: largimin e vëmendjes nga skandali I legalizimeve”, tha Svecla, duke shtuar se Rama “eshtë ne siklet” dhe se sipas tij, “rrethi është ngushtuar dhe duhet të japë përgjegjësi për veprimet e tij”.

Ai bëri të ditur se përveç Policisë, materialet do t’i dërgojnë edhe në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me kërkesë që pretendimet e paraqitura të hetohen. KALLXO.com ka drejtuar pyetje në Komunën e Prishtinës në lidhje me pretendimet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje në konferencën për media më dhe është në pritje të përgjigjeve.

Burimi: Kallxo