Ishte me shokët, mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë, ku një 20-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa po lahej në liqen. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej së bashku me disa shokë kur dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej në liqen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tropojë/Informacion paraprak Rreth orës , në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot