Ardit Iljazi i bashkohet klubit të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Arsimi. Çegranasit synojnë të janë sa më lart në renditje gjatë kampionatit. “KF Arsimi ka kënaqësinë të prezantojë një afrim tjetër të rëndësishëm, mbrojtësin Ardit Iljazi. 26-vjeçari nga Gostivari që vjen nga radhët e FC Ferizajt nga Kosova, është lojtari më i ri që i bashkohet familjes sonë.
Një mbrojtës me eksperiencë të pasur, i cili njeh mirë futbollin në rajon dhe kampionatet tona. Iljazi gjatë karrierës ka mbrojtur ngjyrat e Gostivarit, Shkupit dhe Voska Sport, ndërsa eksperiencë ka edhe në Shqipëri, ku ka luajtur për Erzenin dhe Teutën. Arditi zgjodhi pikërisht të veshë ngjyrat verdh e zi, dhe Arsimin si shtëpinë e tij të ardhshme!”, ka njoftuar FC Arsimi.
