Një rast i rëndë i dhunës brenda familjes është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës , në rrugën “Tish Daia”, ndërsa i dyshuari është B.H. Viktima, B.H, ka deklaruar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje familjare situata ka eskaluar në dhunë.
Sipas deklaratës së saj, bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka tërhequr për flokësh. Si pasojë e sulmit të dyshuar, 45-vjeçarja ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. Rasti është trajtuar nga Policia, ndërsa 51-vjeçari është intervistuar lidhur me dyshimet e ngritura ndaj tij.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është marrë vendim që B.H të ndalohet për 48 orë. Ndërkohë, për shkak të rrethanave të krijuara, viktima është dërguar në strehimore. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
