Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Lillestrom, e vlefshme për Play Off-in e Europa League, sfidë që do të luhet nesër në orën në “Arasen Stadion” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar. tekniku i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por deklaron se Egnatia ka ardhur në Norvegji për të fituar këtë sfidë.
Ndeshja e parë përfundoi në barazim 0-0. Çfarë mendoni tani për ndeshjen e parë? Ndeshje e fortë. Lilestrom e nisi mirë deri në gjysmën e pjesës së parë. Pastaj ne balancuam ndeshjen. Dhe me lojën e zhvilluar dhe rastet e krijuara duhej të kishim fituar. Si e parashikoni ndeshjen për nesër?
Ne do jemi me mbështetje tifozësh, faktor që do na ndihmojë për të luajtur mirë e realizuar objektivin. Besoj se Lilestrom do fillojë të luajë fort duke shfrytëzuar faktorin fushë. Besoj pas minutës së 30 do balancohet loja, çdo gjë do jetë e barabartë dhe ne do luajmë dhe kemi ardhur për të fituar. Dhe besojmë. Si ju duket fusha dhe gjendja e saj?
Ne jemi një vend mesdhetar, me shumë diell. Klima nuk të lejon që të kesh bar kaq të mirë sa këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me stadiumet në Norvegji, fushat e Norvegjisë, por fusha jonë në Rrogozhinë është shumë e mirë. Cila është gjëja kryesore që ju mendoni se ju jep mundësi të fitoni? Entuziazmi dhe energjia që do marrim nga tifozët.
