Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, është në rrugë të largohet nga Aston Villa këtë verë, e cila tashmë e ka sjellë Zion Suzuki si zëvendësim, dhe pasi një transferim te Juventus dështoi, Chelsea tani është e interesuar për ‘Dibu’. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea hapi negociatat me agjentët e portierit argjentinas, i cili tashmë ka rënë dakord për një transferim te Blutë.
Negociatat me Aston Villan nuk duhet të jenë shumë të vështira për Chelsean, pasi ata tashmë janë pajtuar me largimin e portierit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2029, në Villa Park. 🚨🔵 Chelsea are in negotiations with Emiliano ‘Dibu’ Martínez camp over possible late move.
The Argentinian goalkeeper has been offered to #CFC as Suzuki will be the starting GK at Villa, as @David_Ornstein reports. Talks ongoing; Chelsea considering this option.
Dibu, keen. pic.twitter.com/NjziiInxZ4 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026 Si kujtesë, Chelsea ka vite që ka portierë të “dobët” dhe portieri aktual Robert Sanchez është padyshim lidhja më e dobët e ekipit. Edhe para tij, Chelsea ka pasur portierë të rinj dhe mund të themi me siguri se ata kanë pasur vështirësi me këtë pozicion që nga largimi i Thibaut Courtois.
Martinez konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë vitet e fundit, dhe ajo që do të jetë një rrethanë rënduese për Chelsean është se ‘Dibu’ është duke pritur një pushim për shkak të një dëmtimi në gisht. Më parë, Dibu ishte i lidhur me Juventusin, por Zonja e Vjetër hoqi dorë nga transferimi pikërisht për shkak të një dëmtimi.
