Mërgim Cërnavërni u nda së fundmi me klubin e futbollit Llapi, ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi llapjan e njoftoi largimin nga “Zahir Pajaziti”, ndërsa e falënderoi klubin e deritashëm, por se për të ka ardhur koha për ta provuar një sfidë të re.
Edhe klubi llapjan e bëri një postim, përmes së cilit e falënderoi futbollistin për kontributin dhe i uroi suksese atij në të ardhmen. Sulmuesi shtatlartë, i cili nuk pati hapësira të mjaftueshme tek ekipi i parë i Llapit, vendosi të largohej përfundimisht nga Bardhekaltrit.
Ai është kontaktuar nga disa klube në Kosovë, por ende nuk e ka marrë vendimin final se ku do të luajë në sezonin 2026/27. Mërgimi po vazhdon të ushtrojë dhe ndihet në formë dhe i gatshëm për sezonin e ri. Pak kohë më parë ishte golashënuesi më i mirë në Kosovë në kategorinë e juniorëve, ndërsa tash është gati për ta bërë hapin e radhës.
Synim i tij natyrisht është të luajë në Superligë, por ofertat po i vijnë edhe nga klubet nga Liga e Parë. Cërnavërni është një sulmues me perspektivë, nga i cili pritet shumë. Ai po e kërkon një ekip ku do të mundë të kishte vazhdimësi për t’i shfaqur vlerat dhe aftësitë e tij.
Mërgimi është i hapur për të biseduar me klube kosovare, kur kanë mbetur pak ditë nga përfundimi i afatit kalimtar veror,
