Apeli liron nga masa e sigurisë të pandehurin, u mbajt në paraburgim

0%

Lirohet nga masa e arrestit shtëpiak për t`u mbrojtur në liri, Flamur Krasniqi i dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe falsifikim të dokumenteve. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit sipas detyrës zyrtare por edhe sipas ankesës së avokates së Kransiqit, Yllka Dashi.

Krasniqit për këto vepra penale i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak ndërsa nga data i njëjti do të mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës së Apelit. Krasnqi sipas gjetjes së Gjykatës së Apelit është mbajtur në arrest shtëpiak përtej afatit ligjor prej 18 muajsh, para se të ngritet aktakuza.

Sipas gjetjes së Apelit, Gjykata Themelore gabimisht ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, për vazhdim arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mirëpo, kolegji i kësaj gjykate gjen se shkalla e parë gabimisht ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe në kundërshtim me afatin ligjor për vazhdimin e paraburgimit dhe i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak të pandehurit në kundërshtim me afatet kohore të paraburgimit të paraparë në nenin 187 të KPP-së”- thuhet në vendim.

Tutje, Apeli ka thënë se këto kanë qenë pretendimet e mbrojtjes, Yllka Dashi ku ka paraqitur kundërshtimet me shkrim ndaj kërkesës së PSRK-së për vazhdimin e arrestit shtëpiak duke potencuar se vazhdimi i kësaj mase është përtej afatit ligjor maksimal prej 18 muaj, para se të ngritet aktakuza.

Sipas Apelit, këtyre pretendimeve të Dashit, nuk i ka dhënë përgjigje Themelorja kur ka vendosur që të ja vazhdoj masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj. Krasniqit nga Gjykata Themelore i ishte caktuar masa e sigurisë që nga (paraburgimi). Kurse vendimi i fundit për masë të sigurisë të Kransiqit ishte marrë më , thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit, pra nga dita e parë e masës së sigurisë e deri në vendimin e fundit kanë kaluar plotë 18 muaj para se të ngritet aktakuza.

“Kolegji i kësaj gjykate gjeti se të pandehurit duhet ti ndërpritet menjëherë masa e arrestit shtëpiak, pasi që në kuptim të nenit 187 të KPP-së, gjykata e shkallës së parë i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, përtej maksimumit të përgjithshëm të paraburgimit prej 18 muaj të parapara sipas dispozitës së nenit 187 par 4 të KPP-së.”- thuhet tutje në arsyetimin e vendimit të Apelit.

Apelit ka cituar dispozitën e nenit 187 që ka paraparë afatet kohore të paraburgimit ku në paragrafin 5 të këtij neni thuhet se “nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, i paraburgosuri lirohet”- thuhet në vendim të shkallës së dytë.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit është marrë nga gjyqtari, Vaton Durguti (kryetar i kolegjit) Mentor Bajraktari dhe Valon Kurtaj (anëtarë) më datë . Ndërsa në këtë rast gjyqtar i procedurës paraprake është gjyqtari Vesel Ismaili.

KALLXO.com lidhur me këtë rast më ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, se në çfarë faze të hetimit ndodhet rasti, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigjje.

Burimi: Kallxo