Sara Gjordeni ka tërhequr vëmendjen me një postim pikant në rrjetet sociale, ku ka “thumbuar” me humor bashkëshortin e saj, Bardhin. Kjo pasi Sara do të mbushë 30 vjeç pas vetëm dy javësh, ndërsa Bardhi aktualisht është 29 vjeç. “Bardhi s’ka punë të jetë 29 vjeç kur unë jam 30, vëlla.
Rritu, ndërro pasaportën, bëj diçka.” , ka shkruar Sara, duke ironizuar bashkëshortin e saj për diferencën në moshë. Me tone humoristike, postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar batutën e Sarës ndaj Bardhit.
