Tjetër përforcim

0%

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit senegalez, Cheikh Gueye. Gueye vjen te verdheblutë pas eksperiencës në elitën e futbollit të Senegalit me skuadrën e Diambars. Futbollisti i datëlindjes 2007 është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-17 të Senegalit, çka dëshmon potencialin e tij të lartë për të ardhmen.

Afrikani ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e Elbasanit, duke u bërë kështu një investim afatgjatë për mesfushën e skuadrës.

Burimi: Bota Sot