Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga

0%

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot para mediave se deputetëve të Kuvendit po u mohohet e drejta për të ushtruar mandatin e fituar në zgjedhje. Tahiri tha se mandati i deputetit buron nga vullneti i qytetarëve dhe se askush nuk mund ta pengojë ushtrimin e tij.

“Mandati i deputetit buron nga populli dhe askush nuk guxon të na e marrë. 120 deputetëve nuk po u lejohet ushtrimi i mandatit të fituar në zgjedhje”, deklaroi Tahiri. Ai theksoi se të gjithë deputetët janë të barabartë në ushtrimin e mandatit dhe se një deputet nuk mund t’ia mohojë mandatin një deputeti tjetër. “Deputeti është i barabartë me deputetin tjetër, nuk mund t’ia marrë mandatin.

Kjo është shkelje e të drejtës themelore në demokraci dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, tha Tahiri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi