Rafael Leao mes Milanit dhe Galatasarayt, turqit rrisin ofertën

0%

Eardhmja e Rafael Leaos mbetet e paqartë, teksa afati kalimtar i verës ka hyrë në javën e fundit. Milani është i gatshëm ta shesë portugezin, por kërkon një shumë të konsiderueshme. Sipas mediave italiane, Leao ka refuzuar disa destinacione, përfshirë Aston Villan dhe Al Hilalin. Preferenca e tij mbetet të qëndrojë te Milani ose të transferohet te Galatasaray.

Klubi turk tashmë është gati të ofrojë 40 milionë euro plus bonuse, por kjo shumë nuk e ka bindur ende Milanin. Me pak ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit, gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen e Leaos.

Burimi: Bota Sot