Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të

0%

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, të përditësuar deri në orën të kësaj të marte, 25 gusht. Sipas njoftimit, gjatë ditës janë raportuar 24 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 20 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive.

Në operacion janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, 20 efektivë të FA-së dhe 7 forca të ADZM-së, me mbështetje të fuqishme nga ajri me 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Ballenjë, ku operojnë 5 forca të ADZM-së, si dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, ku vijon monitorimi me 4 efektivë të MZSH-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të dyja rastet nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara. Në Malin e Dardhës, Librazhd, vatra është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore të përshkruar prej rreth 7–8 ha dhe në terren vijojnë të operojnë efektivët e MZSH Librazhd; nuk rrezikohen banesa. Ndërkohë, vatrat në Gjegjan–Gojan–Prozhëm–Tërbun, Pukë, tashmë janë izoluar dhe nuk ka vatra aktive, duke vijuar vetëm monitorimi.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. /euronews

Burimi: Telegrafi