Këmbësori goditet nga vetura në rrugën PodujevëPrishtinë, ndërron jetë – arrestohet i dyshuari Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë. Rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës , ku një automjet ka goditur një këmbësor, i cili fillimisht kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Me datën , rreth orës , kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, sot rreth orës , Policia ka pranuar informatën nga QKUK-ja se këmbësori, i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Trafikut Rajonal kanë zhvilluar hetime intensive për identifikimin e personit që dyshohet se ishte duke drejtuar automjetin.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i aksidentit, por pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe lokalizuar. “Personi i dyshuar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Ahmeti. Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.
