Scholes shpërthen ndaj Bruno Fernandes

0%

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka kritikuar ashpër lidershipin e skuadrës pas humbjes befasuese 2-0 ndaj Hull Cityt të sapongjitur në Premier League, duke vënë në shënjestër veçanërisht kapitenin Bruno Fernandes.

Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” reagoi pas deklaratave të portugezit pas ndeshjes, duke sugjeruar se Fernandes nuk duhet të ankohet publikisht për skuadrën kur vetë nuk ka zhvilluar një paraqitje bindëse. “Më mirë të heshtësh kur luan kështu” Fernandes kishte deklaruar pas humbjes se United po përsëriste të njëjtat gabime që e kishin dëmtuar edhe sezonin e kaluar.

Megjithatë, Scholes nuk u pajtua me tonin e kapitenit. “Do të doja të dija çfarë nënkupton me këtë. Për çfarë gabimesh po flet? Për golat e pësuar nga ndërprerjet? Sidomos kur edhe vetë luan në atë mënyrë, mendoj se ndoshta është më mirë ta mbash gojën mbyllur, sepse as ai nuk pati një paraqitje të mirë”, tha Scholes në podcastin “The Good, The Bad and The Football”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, Fernandes nuk ishte i vetmi që zhgënjeu, pasi disa lojtarë të Unitedit ishin larg nivelit të kërkuar. Maguire nën kritika për golin e parë Scholes kritikoi gjithashtu mënyrën se si skuadra u mbrojt, veçanërisht në golin e parë të Hull Cityt.

Harry Maguire u duk i pavendosur në aksion dhe përfundoi duke penguar bashkëlojtarin e tij, Noussair Mazraoui, duke i hapur rrugë Semi Ajayit për të shënuar. “Mendoj se thjesht e humbi orientimin. Nuk e di. Nuk mendoj se po shikonte lojtarët, po ndiqte vetëm topin”, komentoi Scholes. Edhe Wayne Rooney kishte kritikuar më herët standardin defensiv të Unitedit pas humbjes 2-0.

Scholes nuk kursen as Luke Shaw Kritikat e ish-mesfushorit nuk u kufizuan vetëm te loja në fushë. Kur u përmend deklarata e Luke Shaw, i cili kishte sugjeruar se skuadra mund të ishte përgatitur më mirë për ndeshjen, Scholes reagoi me habi. “Shaw gjithmonë thotë diçka. Kjo është kritikë ndaj stafit dhe trajnerit.

Nëse një lojtar do të thoshte diçka të tillë, do ta thërrisje menjëherë të hënën në mëngjes dhe do t’i kërkoje shpjegim”, tha ai. Sipas Scholes, deklarata të tilla tregojnë mungesë përgjegjësie dhe disipline brenda skuadrës, diçka që, sipas tij, nuk do të tolerohej në epokën e Sir Alex Fergusonit.

Fernandes: “Po bëjmë të njëjtat gabime” Pavarësisht kritikave, Fernandes këmbënguli se problemet e Unitedit janë të njohura dhe po përsëriten. “Po bëjmë të njëjtat gabime si sezonin e kaluar. Në çdo ndeshje jashtë fushe ua japim shumë topin kundërshtarëve”, deklaroi ai për TNT Sports. “Në 20 minutat e para, portieri i tyre ishte lojtari me më shumë prekje të topit.

Duhej të bënim presion më të madh dhe të ishim më agresivë. Pastaj duhet të punojmë përsëri në goditjet standarde dhe të mos pësojmë gola të tillë.” Humbja ndaj Hull Cityt e ka vendosur menjëherë nën presion Manchester Unitedin dhe trajnerin Michael Carrick, ndërsa reagimet e Scholes dhe Rooneyt vetëm sa kanë shtuar debatet rreth gjendjes së skuadrës.

Burimi: Bota Sot