Rrëzimi tronditës i Quincy Promes: Nga futbolli i madh te goditja me

0%

Quincy Promes dikur ishte një nga futbollistët më të talentuar të Holandës. Ai shkëlqeu me Ajaxin dhe Spartak Moskën, luajti 50 ndeshje për Kombëtaren holandeze, ndërsa karriera e tij dukej se po shkonte drejt majave. Sot, 34-vjeçari ndodhet në burg, pasi është dënuar për trafik droge dhe plagosjen me thikë të kushëririt të tij.

Promes u formua te akademia e Ajaxit, por u largua nga klubi në moshën 16-vjeçare për shkak të problemeve disiplinore. Megjithatë, ai nuk hoqi dorë nga futbolli dhe e rindërtoi karrierën te Twente. Shpërthimi i madh erdhi te Spartak Moska, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të kampionatit rus.

Në sezonin 2016/17, ai ndihmoi Spartakun të fitonte titullin pas 16 vitesh dhe u shpall lojtari i vitit në Rusi. Më pas kaloi te Sevilla dhe Ajax, ku vazhdoi të ishte një prej lojtarëve kryesorë. Problemet nisën jashtë fushës Në vitin 2020, Promes u përfshi në një incident familjar ku goditi me thikë kushëririn në këmbë/gju gjatë një feste familjare në Holandë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mars të vitit 2026, gjatë procesit të apelit, Promes pranoi për herë të parë se e kishte goditur me thikë kushëririn, por mbrojtja e tij argumentoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe në një situatë të tensionuar.

Por kjo nuk ishte çështja e vetme që e përfshiu futbollistin. 1,300 kilogramë kokainë Promes u dënua gjithashtu për përfshirje në trafikimin e më shumë se 1,300 kilogramëve kokainë, të transportuar përmes portit të Antwerpit. Sipas prokurorisë holandeze, ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal dhe kishte përfituar rreth 8 milionë euro nga aktiviteti i paligjshëm.

Në maj të këtij viti, autoritetet kërkuan që këto para t’i konfiskohen. Promes vazhdon të mohojë përfshirjen në trafikimin e kokainës. Qëndroi jashtë Holandës dhe përfundoi në burg Për një kohë të gjatë, Promes qëndroi në Rusi, ku vazhdoi të luante për Spartak Moskën, pasi autoritetet ruse nuk e ekstraduan në Holandë.

Në vitin 2024, megjithatë, ai u arrestua në Dubai pas një incidenti me makinë dhe më vonë u ekstradua në Holandë në qershor 2025. Për dy çështjet, Promes mori gjithsej 7 vjet e gjashtë muaj burg – gjashtë vjet për trafik droge dhe 18 muaj për plagosjen e kushëririt. Ai ka apeluar të dyja vendimet. Seanca kryesore e apelit është caktuar për 30 nëntor dhe në Amsterdam.

Nga një yll i Ajaxit dhe Kombëtares së Holandës, te një futbollist që sot lufton për lirinë e tij – historia e Quincy Promes është një nga rëniet më të bujshme të një futbollisti profesionist në vitet e fundit.

Burimi: Telegrafi