Faqja e specializuar për statistika sportive, Sofascore, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së parë në Serie A, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që zë vend në qendër të mbrojtjes. Java e parë e sezonit të ri në Serie A ka sjellë disa paraqitje të spikatura individuale, ndërsa Sofascore ka publikuar 11-shen më të mirë të xhiros, bazuar në vlerësimet e lojtarëve.
Në këtë formacion është përfshirë edhe Rrahmani, i cili është vlerësuar me notën 8.2 pas paraqitjes së tij me Napolin. Në portë është përzgjedhur Wladimiro Falcone i Lecces, i cili me paraqitjen e tij ka marrë notën 9.9, duke qenë njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të javës. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hassane Kamara, Amir Rrahmani, Gleison Bremer dhe Yann Bisseck.
Në mesfushë janë përzgjedhur Davide Frattesi i Lazios, Gianluca Busio i Venezias dhe Bryan Cristante i Romës. Ndërkaq, në repartin ofensiv janë Giacomo Raspadori i Atalantas dhe dyshja e Romës, Paulo Dybala dhe Donyell Malen. Malen ka marrë notën perfekte 10.0, pas het-trikut të shënuar në ndeshjen e javës së parë.
Kështu, Rrahmani e nis sezonin e ri në Serie A me një vlerësim të lartë individual, duke u përfshirë në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të xhiros së parë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
