Dy zëra të fuqishëm të Kosovës në Amerikë bëhen shtetas të

0%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët tashmë janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.

Kurti i ka cilësuar ata si “miq të vjetër të Kosovës”, duke vlerësuar kontributin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të çështjes shqiptare dhe të Kosovës, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Bota sot”. Shkrimi i plotë Dy shtetas të rinj të Republikës, por miq të vjetër të Kosovës.

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, përveçse Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani zyrtarisht i përkasin edhe Republikës së Kosovës, sepse përherë e palëkundur qëndruan për kombin dhe me popullin shqiptar. Joe e Shirley gjithnjë interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe japin ide e kontribut të çmuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takimin e përzemërt që zhvilluam sot në Zyrën e Kryeministrit, i falënderova për kontributin e tyre të pamatshëm për rreth katër dekada nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara te Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Sikurse edhe anëtarët e Bordit të Ligës, me të cilët zhvilluam një diskutim të këndshëm për angazhimin e tyre të vyer dhe përkushtimin e paepur për atdheun, si dhe për aktualitetet dhe të ardhmen.

Ish-kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, bashkë me plejadën e Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishin nga zërat e hershëm dhe të fuqishëm mbështetës në kohët kur populli ynë kishte më së shumti nevojë të dëgjohej në botë.

Kosova ishte me fat dhe e bekuar që pati ambasadorë të këtillë edhe kur s’kishte ambasadë të Republikës në ShBA, andaj jemi përherë mirënjohës si shtet dhe popull.

Burimi: Bota Sot