Alice Maselli, ish-partnerja e finalistit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit, ka reaguar pas komenteve të ndjekësve për lidhjen e saj të re. Ajo publikoi një video në TikTok me partnerin e saj të ri, duke nxitur reagime në rrjet. Një prej ndjekësve e kritikoi, duke pretenduar se ajo ishte dashuruar sërish shumë shpejt.
Alice iu përgjigj me një mesazh të gjatë, duke theksuar se kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i lidhjes së saj të mëparshme dhe se ndjenjat nuk mund të kontrollohen apo të përcaktohen nga të tjerët. Screenshot Ajo tha gjithashtu se është mirënjohëse që ka gjetur forcën për të rihapur zemrën pas periudhës së vështirë që ka kaluar.
Pa e përmendur drejtpërdrejt Klodin, Alice la të kuptohet se historia mes tyre nuk është ashtu siç mund të perceptohet nga publiku. Alice Maselli/Instagram “Me zgjedhjen time kam shmangur gjithmonë të flas, por ju siguroj se në atë situatë, të kesh forcën të ecësh përpara me pjekurinë që pata unë dhe pa baltosur askënd, nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo”, u shpreh ajo.
Më tej, Alice kërkoi që ndjekësit të mos bëjnë gjykime për një situatë që nuk e njohin nga afër. “Nuk mendoj se jam unë personi që duhet të komentoni. Më lini të jetoj jetën time në paqe”, shkroi ajo. Ky nuk është reagimi i parë i saj ndaj komenteve për të kaluarën.
Javë më parë, pasi ndjekësit i kishin dërguar fotografi të Klodit dhe Elijonës, Alice u kërkoi atyre të mos e përfshinin më në historinë e tyre. “Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit”, kishte shkruar ajo.
